• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Aurela ka mënyrën e saj për të (mos) reaguar rreth lajmit se është bërë nënë

Sot, kudo në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë e një djali një muaj më parë. Në fakt, modelja është përfolur për shtatzëni që më herët, por as atëherë as tani nuk pati një reagim nga ana e saj për ato që thuheshin e shkrueshin. Si zakonisht erdhi një foto, ku ne nuk shohim asnjë shenjë që të na tregojë se ka lindur një bebe. Foto me rrobabanjo, seksi si përherë, e freskët, e këndshme, ama këto imazhe nuk janë domosdoshmërisht mohim i lajmit që po qarkullon sot.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Nëse jeni tunduar sadopak që të bëni ‘zoom’ foton pasi lexuat lajmin dhe nuk patë shenja, prap  as ky detaj nuk na bind që Aurela nuk është bërë nënë, pasi kemi pafund raste vajzash të njohura që janë kthyer në formë menjëherë pas lindjes dhe për këtë i duhet thënë urime. Nga ana tjetër nëse ky lajm nuk do ishte i vërtetë, a ka njeri që nuk do reagonte? Kur vjen puna tek sjellja në jetë e një bebi gjërat nuk përtypen aq lehtë, ama kjo mund të jetë edhe mënyra e Aurelës për të reaguar për çdo lajm, i vërtetë ose jo. Megjithatë edhe nëse lajmi është i vërtetë, me shumë gjasa as nuk do shohim ndonjë foto të bebit./revistawho.com