Kim Kardashian e ka ndarë mendjen t’i fusë në sherr mediat me personazhet publike në Shqipëri… Pas rastit Nora Istrefi, e cila u përgjigj shumë ashpër sot për të gjitha akuzat që i bënë për kopje, është rradha e Aurela Hoxhës të japë përgjigjen e saj. Fotoja e fundit në ‘instagram’-in e Aurelës, është e ngjashme në ‘look’ me atë të yllit të skandaleve, Kim Kardashian. Dhe një nga komentueset e vëmendshme të Hoxhës e ka vënë re këtë dhe ka nxituar për të komentuar. Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Aurelës, e cila thotë se: “Në fakt po të kishe qenë e vëmendshme me historitë që publikoj këtu sipër në Instagram, do kishe parë që kjo veshje është e para 2 netësh, koinçidencë me Kim”, – ka përfunduar Aurela.