• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe surprizon fansat, pak ditë e ndajnë nga koncerti në mes të Tiranës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka lajmëruar sot fansat e saj për koncertin që do të mbajë në Amfiteatrin e Tiranës.

Këngëtarja shqiptare ka dhënë lajmin e koncertit përmes një njoftimi në Instagram, ku shkruan se provat kanë filluar dhe si gjithmonë ajo do të këndojë live.

“Erdhi edhe ky moment, 18 Shtator. Mezi po pres, Live ne skenën e Amfiteatrit te Tiranës ❤. Koncert. Provat kane filluar 🤗.
Me ne fund do te jem live për te gjithë ata qe nuk i preferojnë oraret shume te vona te clubeve,por kjo nuk përjashton te gjithë ata qe me ndjekin edhe netëve deri ne mëngjes. Shpresoj te jem 🔥”.

Aurela shprehet se i kanë filluar emocionet kur kujton skenën se ku do të performojë dhe nëse do kishte mundësi do të flinte në skenë, aq shumë ia do zemra.

“A e dini se mua më fillojnë emocionet sapo mendoj skenën? Më merr malli për skenën.
Do të thoni ju ,po ti ne skene je…..eh, jo, tjetër gjë ne club, e tjetër gjë ne skene….po te kem mundësi, aty ne skene edhe fle, aq shume ma do xhani, aq shume m’a do shpirti❤❤❤❤❤❤. Shihemi në 18 Shtator #TIRANE @amfiteatri_tiranes”.

Të mos lemë pa përmendur faktin se Aurela po punon gjithashtu edhe për një koncert gjigand recital dhe fansat mezi po presin.