• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe surprizohet nga fansat e saj, publikon dhuratat e veçanta që ka marrë prej tyre

Aurela Gaçe, ylli i skenës shqiptare, me mbi 20 vite përvojë, prej vitesh ka shërbyer si muzë frymëzimi për breza të tërë. Që prej fillimeve të saj ajo ka publikuar produksione të ndryshme muzikore të cilat janë kthyer në hite menjëherë dhe dëgjohen kudo. Gaçe ka zbuluar në llogarinë në rrjetet sociale herë pas here dhe dashurinë e madhe që merr nga të gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së saj, të cilët e shoqërojnë këngëtaren në çdo koncert apo festival.

Së fundmi ajo ka publikuar disa video, ku ka treguar disa prej dhuratave që ka marrë, ndërsa një prej fansave të saj, është kujdesur t’i dhurojë diçka simbolike për të gjithë familjen.

“Vetëm fakti që dikush merr kohën e vetë e mendon të më gëzojë në këtë mënyrë, unë mundem ta përmbledh vetëm me një fjalë ‘Dashuri’. Të marrësh dashuri, sidomos në këtë kohë kur gjithçka duket e trazuar, është bekim. Para një muaji, një djalë shumë i ri në moshe, por me kaq respekt e mirësjellje, kishte përgatitur këtë dhuratë për mua dhe familjen time. Faleminderit”,- ka shkruar Aurela bashkangjitur videos ku nuk kanë munguar komentet tepër pozitive nga të gjithë ndjekësit e saj.

Kujtojmë se kënga e fundit që Gaçe ka publikuar ka qenë ajo me titull ‘Zemra Rratatata’ në kompeticionin ‘Kënga Magjike 2018’. Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi në programin ‘Në kurthin e Piter Pan’, Aurela tregoi se tashmë dëshiron ta shijojë muzikën e saj dhe të tërhiqet nga garat dhe sfidat e kompeticioneve të ndryshme./revistawho.com

View this post on Instagram

Nuk di vertete si te sillem perballe kesaj dashurie qe marr. Vajza qe e ka bere pikturen, nuk eshte piktore. E Ben rralle, vetem nese frymezohet nga dicka. …. Kjo foto e vajzave te mija e bere nga duart e saj ,do te varet ne murin e dhomes. ….. Fati Im eshte qe kam mundesi te jem live para nje publiku, nga ku jap nga vetja cdo jave, e Mesa duket kjo ka bere qe te kem nje urë, nje lidhje shpirterore me ata qe me ndjekin . Muzika eshte gjuha ime….por ne letren e Sueles, ajo e shpjegon vete se perse me ka xhan🙈(ne mbylljen e sezonit,zgjodhi kete menyre per t'a shprehur ate qe ndjen). … Keto dhurata te cmuara do te ngelen me mua,sidomos kur te mos jem me ne skene, atehere do te marrin shume vlere edhe per femijet e mi sepse Jane te bera vetem nga dashuria. Faleminderit🙏❤ @suela.vrapi

A post shared by Nuk kam rregullore te shkruar! (@aurelagaceofficial) on