• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aurela Gaçe na paralajmëron se ka edhe një “djalë të keq” që do të na e prezantojë

Aurela Gaçe vjen sërish me surpriza!

Artisja e njohur do të sjellë për publikun një tjetër këngë nga albumi i saj, e cila do të publikohet të enjten.

“Djali im i keq” është kënga e gjashtë e Aurelës që vjen pas disa këngëve të tjera të suksesshme si “Veten dua gjallë”, “Lento-lento”, “Një pikë”, “Çupa nga Vlora” dhe bashkëpunimit të fundit me Stine ku rikthyen Dr.Florin, S.F.L.

Nga sa mund të kuptojmë nga titulli, kënga me siguri do të jetë ritmike, ndërsa mbetet për t’u parë si do të na e prezantojë këngëtarja “djalin e saj të keq”.