• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe humbet gjyshen, publikon videon dhe dedikimin prekës: Më le amanet të të këndoja

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyshes së saj. Dita e sotme u kthye në moment shumë të hidhur për këngëtaren e cila fatkeqësisht ndodhet në SHBA dhe nuk ka mundur ta përcjellë për në banesën e fundit. Me shumë dhimbje ajo ka ndarë një dedikim për të krahas videos me një xhirim të para pak javëve, kur gjyshja e këngëtares i ka lënë një amanet.

“Nëna ime! Para pak javësh isha tek ti dhe le një amanet që fatmirësisht e xhirova. “Kur të vdes unë, dua të këndoni”,-me the, dhe fillove të m’i tregoje vargjet. Do këndoj, por s’më bën zëri, qysh t’ia bëj këtij hatëri, qysh t’ia bëj derës së madhe, që po heq shumë halle. Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijëve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli. Le pas fëmijë, nipër e mbesa plot dhe më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë. Të dyja gjyshet e mia nuk kam arritur t’i përcjell në banesën e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA), por dhimbja e loti është shumë i hidhur. Mburresha me ty, si një grua shumë të fortë në çdo aspekt. Ti ishe nëna e mamit tim dhe ajo sot të humbi ty dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe. Tani do të këndosh atje lart në parajsë, me ata që të mungonin aq shumë…u prehsh në paqe nëna ime, engjëlli ynë. Nuk ka si gjyshërit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qenka shumë e madhe”,-shkruan Aurela.

View this post on Instagram

Nena ime😢 Para pak javesh isha tek ti dhe le nje amanet qe fatmiresisht e xhirova. – "Kur te vdes une, dua te kendoni" -me the- dhe fillove mi tregove vargjet …. "Do kendoj ,por s'më bën zëri, qysh t'ja bëj këtij hatëri, qysh t'ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle" …. Ti ishe dera e madhe qe po vuaje ne ditet e tua te fundit, mes dhimbjesh ne shtrat, duke folur me fotot e femijeve te tu te ikur para kohe…mbase u thoshe qe do t'u shkoje pranë, mbase u thoshe se te kishte marre aq shume malli…le.mbas femije e niper e mbesa plot e më beso se asnje nga ne sot nuk ka fuqi te kendojë . Te dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t'i percjell ne banesen e fundit, duke qene shume shume larg (USA) , por dhimbja e loti eshte shume i hidhur. Mburresha me ty , si nje grua shume te forte ne cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbem te fundit njeri qe mbante hapur deren e madhe… …tani do te kendosh atje lart ne parajsë, me ata qe të mungonin aq shume…u prehesh ne paqe nëna ime …engjelli yne . Nuk ka si gjysherit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja qe lene pas qenka shume e madhe

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

 

Në një ditë kaq të trishtë për këngëtaren e dashur, nuk kanë munguar as komentet ngushëlluese nga fansat, miq apo kolegë të saj. / revistawho.com