• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe e do shumë këtë këngë në ‘Kënga Magjike’: Kjo vajzë super artiste

Pak ditë më parë, Marsela Çibukaj prezantoi projektin e saj më të fundit muzikor në ‘Kënga Magjike 2019’. Kënga me titull ‘Thërrime dashurie’ është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani numëron mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’. Përveç kësaj pjese të shumtë kanë qenë edhe artistët e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar që e kanë mbështetur këtë projekt, duke e cilësuar si një nga këngët e preferuara të tyre.

Së fundmi ka qenë Aurela Gaçe ajo e cila ka ripublikuar këngën e Çibukaj në llogarinë e saj në ‘Instagram’, tekstin e të cilës e ka shkruar kantautorja Rozana Radi.

“E zbrita frikën time në stacion. Oh sa e dua këtë këngë edhe këtë vajzë super artiste”, ka shkruar Gace krah videos së publikuar, duke treguar kështu publikisht vlerësimin e saj për këngën e Marselës dhe atë vetë si artiste.

Kujtojmë se Aurela ka mbështetur disa këngë pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’, duke qenë mjaft e drejtpërdrejtë në vlerësimin e saj./revistawho.com