• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Atifete Jahjaga: Këngëtari im i preferuar

top show 2

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është rrëfyer dje përballë Alban Dudushit në “Top Show” duke ndarë mes të tjerash me publikun, preferencat e saj muzikore, marrëdhënien me bashkëshortin, e të tjera detaje interesante.

ALBAN DUDUSHI: Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë, jo pa qëllim me një këngë të Muharrem Qenës – “O vendi im”, që ‘spiunët’ tanë na thanë që e keni shumë për zemër.

ATIFETE JAHJAGA: Me të vërtetë e kam shumë për zemër dhe u emocionova tani derisa kjo vajza (Kamela Islamaj) me një zë të jahstëzakonshëm e këndoi.

ALBAN DUDUSHI: Ke kohë për t’u marrë me muzikën? E konsumoni artin tani që jeni në zyrën e Presidentes?

ATIFETE JAHJAGA: Pak kohë mbetet për këto aktivitete Alban, por gjithmonë mundohem në maksimum. Veçanërisht ftesat e artistëve në Kosovë mundohem t’i përkrah dhe së paku t’i nderoj me prezencën time, sepse për mua nuk thotë shumë, por për ata thotë shumë një përkrahje dhe një mbështetje e fuqishme për të cilën ata kanë nevojë, sidomos në këto rrethana.

ALBAN DUDUSHI: Sa kohë keni, për shembull, pa vallëzuar pa bashkëshortin tuaj?

ATIFETE JAHJAGA: Ndoshta nja një muaj. Kishim një dasëm familjare dhe atje ishim të pranishëm.

ALBAN DUDUSHI: Aaaa ok! Sepse ndonjëherë kur bashkëshortja është në detyra të rëndësishme, burri duket sikur është më në hije. A e ka përjetuar mirë qënien në presidencë bashkëshorti juaj?

ATIFETE JAHJAGA: Alban dua të them se unë kam pasur një përkrahje të jashtëzakonshme së pari nga familja ime. Unë edhe më herët thashë që kam thyer barriera të shumta dhe këto barriera nuk mund t’i thyesh pa pasur një përkrahje të fuqishme, më së pari nga ata që ke në krah, nga familja jote. Kam pasur përkrahjen e babait tim, të nënës sime, të vëllait tim dhe tani kam një përkrahje të fuqishme nga bashkëshorti im, Astriti, i cili ka qenë pranë meje pa marrë parasysh çfarëdo lloj rrethane dhe ka qenë një shtytje e fuqishme e të gjitha këtyre fazave që unë kam kaluar. Nganjëherë kanë qenë të mira,  nganjëherë kanë qenë të rënda, por kanë qenë pjesë e punës dhe jetës sonë të përbashkët.

ALBAN DUDUSHI: Meqë e nisëm me muzikën, Muharrem Qena, është më i dashuri ndër artistët për ju apo ka edhe këngëtarë të tjerë që ju i pëlqeni?

ATIFETE JAHJAGA: Është një ndër artsitët më të dashur për mua, veçanërisht domëthënia e kësaj kënge. Ka të bëjë shumë me atë që unë besoj fuqishëm që duhet ta ngulisë secili prej nesh në zemrat dhe në mendjet tonë:  dashurinë për atdheun, dashurinë për vendin tonë. Kjo këngë shpjegon shumë për bukuritë e secilit vend, atë se çfarë dashurish duhet të zhvillojmë për vendet tona.

ALBAN DUDUSHI: Jeni melankolike në muzikë apo ju pëlqen në muzikë edhe Bled Sejko në kitarë kur e djeg me hard rock, heavy metal…

ATIFETE JAHJAGA: Të ndryshme, nuk zgjedh edhe aq!

Leave a Reply