• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Atentati në Londër/ Fotoja që po bën xhiron e botës, burri që vrapon me birrë në dorë

7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit me furgon ndaj turmës së njerëzve në Londër. Paniku bëri që shumë njerëz të vraponin të tmerruar nga skena e sulmeve terroriste në kryeqytet. Por një foto e veçantë duket se i ka lë të gjithë gojëhapur.A jo tregon njerëzit që vrapojnë nga ngjarja, duke përfshirë një qytetar që duket se ka vendosur të mos e lëshojë gotën e tij të birrës nga dora. Ai është kapur duke vrapuar me gotën e birrës në dorë, ndërkohë që personat rreth tij duken të tmerruar. “Çdokush që ka pirë qoftë edhe një birrë në Londër e di sa e shtrenjtë është, por kjo shkon përtej limiteve”, – shkruan një qytetar në Tëitter. Kanë mjaftuar pak minuta që kryeqyteti i Anglisë, Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke përplasur kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market. Ndërsa një sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”, por që nuk ka lidhje me dy të parët dhe nuk është cilësuar ende si sulm terrorist./360grade.al/