Me gjithë shkëlqimin që kanë historitë e dashurisë së personazheve publikë, ne harrojmë shpesh se edhe ata janë si ne. Shpesh gjenden në kërkim të dashurisë, madje pranojnë edhe të dalin në takime me ‘zor’ në përpjekje për të provuar të njihen me dikë. Disa nga këta çifte sot kanë arritur në martesë, ndërsa të tjerë nuk i rezistuan testit të kohës.
Ne jemi fokusuar tek grupi i parë, disa prej të cilëve po ua listojmë më tej.
Prince Harry dhe Meghan Markle
Dy të dashuruarit u lidhën nga një mikeshë e përbashkët dhe që prej atij momenti nuk u ndanë më. “Unë isha shumë i emocionuar sapo e pash nga larg”, është shprehur Harry në një intervistë.
Tom Brady dhe Gisele Bundchen
Tom ka pranuar ta takojë Gisele pasi një mik i tij e detyroi. “Sapo isha ndarë dhe miku im më thotë të takoj një vajzë që ishte versioni im, por në gjini tjetër”, ka rrefyer në një intervistë Tom. Mesa duket miku nuk e paska pasur gabim.
Adam Shulman dhe Anne Hathaway
“U takuam nga miq të përbashkët”, ka rrëfyer çifti i njohur. Që nga ai moment lidhja e tyre vetëm u rrit dhe u forcua.
Elsa Pataky dhe Chris Hemsworth
“Që nga momenti i parë që e takova e dija që ishte e duhura”, u shpreh Chris në një intervistë . Edhe ky çift shumë i dashur për publikun janë njohur nga miq të përbashkët.
François-Henri Pinault dhe Salma Hayek
Salma Hayek ka rrëfyer se takimi i saj i parë me bashkëshortin ka shkuar shumë keq. “Mendoja se po shkoja në një event dhe përfundova në një takim të stisur. Nisi shumë keq, por siç mund ta shikoni, përfundoi mirë”, rrëfen aktorja.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds
Blake dhe Ryan kanë histori klasike. Ishin të dy në takime me persona të tjerë, por përfunduan me njëri-tjetrin.
Nuk e dimë për ju, po ca njerëz kanë pasur shokë të vërtetë pranë./revistawho.com