• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ata ishin 4”, Xhemi Shehu lajmëron me këto foto rikthimin e ‘Portokalli’

Programi i njohur i humorit ‘Portokalli’ pritet të rikthehet në ekran këtë të dielë pas një mungese disa javore në ekranin e ‘Top Channel’, për shkak të situatës së krijuar nga ‘Covid-19’.

Ditët e fundit aktorët janë rikthyer në ambientet e punës aty ku dhe po përgatiten për xhirimet e tyre.
Së fundmi ka qenë Xhemi ajo e cila ka ndarë disa foto me aktorët e programit dhe kolegun e saj, Salsano Rrapi.
Siç duket stafi është duke u përgatitur për shfaqjen e së dielës dhe provat e tyre kanë kaluar mes humorit.
“Ata ishin 4. Të dielën 20:45”, ka shkruar Xhemi krah postimit ku komentet plot entuziasëm të ndjekësve për rikthimin e programit, nuk kanë munguar. Nuk dihet nëse aktorët do të sjellin për audiencën “atentate” të reja, por kjo mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se ‘Portokalli’ do të vazhdojë vijueshmërinë e tij pa publik, për shkak të pandemisë që ndodhet në vend./revistawho.com