• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Aspirina mbron organizmin nga kanceri

Njihet prej kohësh si ilaçi që lufton dhimbjet e kokës dhe parandalon infarktin. Kohët e fundit, studiuesit thonë se përdorimi i aspirinës mund ta ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës.
Megjithatë, bazuar në statistikat e mbledhura në Norvegji lidhur me kancerin, një grup ekspertësh kanë vërejtur efektet e aspirinës në një lloj tjetër të kancerit: atë të zorrës së trashë. Nga analizimi i të dhënave për mbi 23 mijë persona që ishin mbajtur nën vëzhgim nga mjekët, doli se përdorimi rregullisht i dozave të vogla të aspirinës e ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 15-25%. Studiuesit thonë se ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi aspirina është e lirë dhe me pak efekte anësore.