Aktorja turke Birce Akalay është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Asllës” në serialin “Dashuri bardh e zi” dhe së shpejti do e shohim edhe në serialin “Babil”. Aktorja 36-vjeçare së fundmi nuk ka qenë aspak mirë nga gjendja shëndetësore. Pak ditë më parë ajo u ndje keq gjatë xhirimeve të serialit “Babil” dhe përfundoi në spital. Ndërsa sot mediat turke bëjnë të ditur se Akalay ka nisur terapinë fizike pasi vuan nga hernia diskale. Aktorja e ka të vështirë t’i rikthehet xhirimeve të serialit dhe mësohet se ka refuzuar çdo ofertë për punë.