• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Aslihan… Kush është 23-vjeçarja që sfidoi Halimenë e po josh Ertugrulin

Njihet si Aslihan në serialin “Ertugrul” por në rrethin e aktorëve turq ajo spikat si Gulsum Ali Ilhan. Ka lindur në Bullgari në vitin 1993. Duke hyrë në rrethin e aktorëve më të mirë, hapin e parë të karrierës e bëri në një serial që mori famë ballkanike verën e kaluar. Përfshirja në serialin e ringjalljes së Ertugrul si Aslihan, i ka dhënë famë të menjëhershme pasi u shfaq si rivalja e Halimesë, 25 vjeçares së bukur Esra Bilgic. Ajo është një nga aktoret më seksi të Turqisë dhe më fanatikja sa i takon jetës private, shkruan “Story”. Artistja ringjalli figurën historike të Halime Hatun në serialin “Ertugrul” dhe është konsideruar si femra monogame e showbiz-it turk, pasi historia e saj e vetme e dashurisë në jetë është ajo me futbollistin gjermano-turk Gokhan Tore, me të cilin e sheh veten të martuar.