• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

“Askush nuk i njihte më herët…”, zbuloni artistët e rinj që solli viti 2018-të

Kur është fundi i vitit, të gjithë mundohen të numërojnë arritjet e tyre. Edhe në fushën e muzikës ndodh e njëjta gjë. 2018-ta mund të themi me plot gojë që ka qenë viti i artistëve, të cilët i ngjitën shkallët e suksesit në mënyrë të menjëherëshme, nga të panjohur u kthyen në yje të preferuar nga kushdo. “RevistaWho.Com” ka zgjedhur t’ju prezantojë me disa prej tyre.

Tayna

Tayna mund të quhet pa dyshimin më të vogël, fenomeni i këtij viti. Ajo është këngëtarja, e cila e mori suksesin brenda një kohe shumë të shkurtër. Këngët e saj u kthyen në hite të menjëhershme. E kush është ai që nuk ka dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme “Columbiana”, “Shqipe”, “Doruntina” apo duetin më të fundit me reperin Ledri Vula “A je”…  Duhet ta pranojmë, 2018-ta për Taynën ishte viti i karrierës së saj.

Rina

Edhe pse ajo ishte përpjekur më herët për të qenë pjesë e botës së artit, si për shembull me pjesëmarrjen në “X Factor”, duket që vetëm në 2018-tën ia doli. Rina është vetëm 19 vjeçe dhe një ndër këngëtaret pjesë e labelit “ON Records”. Ajo ka lançuar shumë hite si “Janari”, “Për ty”, “Ashiqare”, por ai që i dha suksesin e meritur ishte bashkëpunimi me reperin Fero “S’ka konkurrenc”. Rina gëzon një pëlqim në publik nga shumë grupmosha, veçanërisht nga të rinjtë.

Fero

E kur jemi te labeli “ON Records” nuk kemi si mos të përmendim reperin Fero. Ai tërheq vëmendje kudo që është dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Fero mund të themi pa frikë, që ka qenë prurja më e re e 2018-tës për hip-hop-in shqiptar. Reperi nuk është dalluar vetëm për këngët që janë kthyer në hite, por dhe për tipin e veçantë që ka.

Krusita

Shumë mund ta kujtojnë Krusitën nga “Gjeniu i vogël”, por suksesin e shumëpritur ajo e fitoi në festivalin “Kënga Magjike”. Krusita mund të quhet fenomeni i këtij festivali. Ndryshe nga artistët e tjerë, ajo nuk zgjodhi një videoklip për t’u bërë pjesë e botës muzikore në Shqipëri. Kënga e saj “Akull” që nga prezantimi i parë deri në ditët e sotme dëgjohet kudo. Me një këngë Krusita tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u bë pjesë e labelit “Threedots”, vallë a do të jetë ajo ylli i ri i muzikës shqiptare?

John Shahu

John ka qenë pjesëmarrës edhe më herët në festivalin “Kënga Magjike”, ku ka fitur edhe një çmim. Por suksesin e vërtetë John-i e arriti vetëm falë bashkëpunimit me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën gjatë verës së vitit 2018-të. “Mike” u bë refreni i çdo shqiptari, zëri i tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Mund të thuhet se Shahu u pëlqye edhe nga të huajt, shumë radio botërore e kishin pjesë të playlist-ave të tyre zërin e veçantë të këngëtarit. Ky vit i shërbeu edhe për njohjen nga publiku femëror, të gjitha vajzat vazhdojnë të çmenden për të. / revistawho.com