Kënga e Bleona Qeretit, “I don’t need your love”, ka rezultuar një sukses i vërtetë duke u renditur edhe si një ndër 10 këngët më të dëgjuara në ‘Billboard’. E lumtur për suksesin e saj, Bleona nuk ka ngurruar ta ndajë më të gjithë këtë lajm të gëzueshëm për të. Të shumtë kanë qenë edhe artistët shqiptarë që e kanë përgëzuar, një ndër ta edhe Alban Ramosaj. Përkrah komentit të Albanit, vëmendje ka tërhequr përgjigja e Bleonës. “E radhës bashkë yll”, – ka shkruar këngëtarja. Këtë koment e ka publikuar në ‘Instagram’ edhe këngëtari i njohur, pa asnjë fjalë më tepër, por thjesht me figurën e një ore dhe një bombe.
Sigurisht që të gjithë këtë do e përkthenin si një bashkëpunim mes dy këngëtarëve që mund të publikohet së shpejti. Pavarësisht se askush nuk e ka pritur këtë bashkëpunim mes dy artistëve, jemi të sigurt se do të jetë një sukses i vërtetë. /revistawho.com