• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

As Valdrini nuk e dinte, u suprizua kur Beyonce veshi fustanin e tij

Tashmë Valdrin Sahiti është kthyer në një emër me peshë të madhe në fushën e modës. Stilisti i mirënjohur ka qenë mbrëme i ftuar në emisionim “NiN” në Klan Kosova, ku foli për markën e veshjeve.

Gjithashtu ai rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë drejt suksesit.

Pak javë më parë emri i tij u lakua shumë nga mediat jo vetëm ato shqiptare por dhe ndërkombëtare pasi Beyonce zgjodhi të vishej me një nga krijimet e tij në ceremoninë e çmimeve Grammy.

Valdrini kur e pa ishte po aq i suprizuar sa ne pasi ai nuk e dinte që këngëtarja do të vishte fustanin e tij të kuq. “Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një suprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”, u shpreh stilisti.

Gjithashtu ai shtoi se nuk kanë një komunikim të afërt me stafin e Beyonces që t’i dinë të gjitha detajet. Pra Valdrini dhe stafi i tij dërguan disa krijime mirëpo zemrën e Beyonce-s e vodhi fustani i kuq, me të cilin i mahniti që të gjithë.