• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

As stresi, as plakja. Ja çfarë i shkakton thinjat

Dy faktorët kryesorë për shfaqjen e thinjave shihen stresi i tepërt dhe plakja, por ekzistojnë disa faktorë që infuencojnë në sasinë e ngjyrës gri në kokën tonë. Teksa stresi padyshim lë shenja në trupin tonë, kur vjen puna tek thinjat shkencëtarët vijojnë ende punën kërkimore për të zbuluar se çfarë i shkakton ato. Thinjat shkaktohen nga melanocitet, qelizat përgjegjëse për ngjyrën e flokëve. Me kalimin e viteve melanocitet dobësohen dhe vdesin, që do të thotë se flokët nuk marrin më ngjyrë. Shkencëtarët thonë se gjendja e stresit ka më shumë gjasë që të shkaktojë rënie të flokëve sesa thinja. Nëse shihni flokë gri në kokën tuaj ato nuk vijnë si pasojë e stresit, por e genit të quajtur IRF4, që sipas shkencëtarëve britanikë, është një ndër shkaktarët, së bashku me disa faktorë të tjerë si duhani, ndotja e ajrit dhe të mos ushqyerit shëndetshëm.