Më në fund Justin Timberlake ka treguar që është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e konfirmoi në daljen publike për ‘The Ellen DeGeneres Show’ që do transmetohet mbrëmjen e sotme.
“Ai është shumë i mirë dhe i mrekullueshëm. Askush nuk po fle, por jemi të emocionuar dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Justin për përjetimet e para me të birin.
Prezantuesja e njohur, Ellen ishte ndër të paktët persona që e dinte këtë lajm të bukur. Gjatë programit ajo tregon edhe si e mori vesh teksa fliste me videocall me Justin. Emri i djalit të dytë për çiftin është Phineas.
Justin Timberlake dhe Jessica Biel u martuan në vitin 2012 dhe u bën prindër për herë të parë të Silas në prill të 2015-ës./revistawho.com
.@JTimberlake told me the name of his new baby! Don’t miss the full interview on my show tomorrow. pic.twitter.com/grBQ9sls0S
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) January 18, 2021