Ai quhet Olsi Cadri dhe është vetëm 24 vjeç, i sapo diplomuar në inxhinieri mjedisi në New York. E ndonëse zgjedhja e tij kanë qenë shkencat, kënga dhe pasioni për të shkruar tekse e ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit të tij, pasi tekstin e parë e ka realizuar kur ka qenë vetëm 10 vjeç.
Në moshën 16-vjeçare nisi t’i këndojë dhe të krijojë muzikën e teksteve të veta, derisa në vitin 2020 u bë pjesë e Labelit ‘Darkside Anarchu’, në të cilin angazhohet edhe sot.
Olsi ose OC3 sic ai ka vendosur ta quajë veten artistikisht, sapo ka hedhur në treg materialin e parë debut, me të cilin prezantohet perpara publikut amerikan, por dhe shqiptar, duke realizuar një ëndërr të madhe. Ndonëse Olsi është larguar nga Shqipëria në moshën 1-vjeç kjo nuk ia ka zbehur dëshirën për t’u rikthyer një ditë në një skenë shqiptare në vendin e tij.
“Why” quhet materiali muzikor, i cili vjen me një klip dhe trajton një temë të nxehtë sociale, sepse sipas tij muzika duhet të përcjellë mesazhe domethënëse.
Duke i uruar suksese, ne shënojmë një tjetër shqiptar që do të na bëjë krenarë në skenat ndërkombëtare për shumë gjatë./revistawho.com