• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Artisti i njohur tregoi publikisht pengun e tij, Irma Libohova i përgjigjet kështu

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Kozma Dushi ka qenë i ftuar në ‘E diell’, aty ku në një intervistë tejet të sinqertë ka treguar dhe se si nuk mundi asnjëherë të bëjë një bashkëpunim me artisten e njohur, Irma Libohova. Dushi ka shprehur vlerësimin e madh për të dhe ka pohuar se e ka dëshiruar prej kohësh bashkëpunimin i cili nuk erdhi.

Pas këtij momenti nuk ka munguar dhe përgjigja e Libohovës, e cila ka publikuar një pjesë të intervistës dhe ka shkruar: “Duet s’bëmë o Komi, por këngën ‘Lot me ty o djalë se ta di merakun’ e këndoj e të përshëndes gjithmonë. Respekt për kolegët e mi”.

Kozmai performoi disa nga këngët më të dashura të publikut në skenën e ‘E diell’, duke ngjallur si gjithmonë shumë kujtime dhe nostalgji./revistawho.com