• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Artistët shqiptarë bashkohen në New York, rikujtojnë vendin e tyre që kanë lënë pas

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë me talentin e tyre të veçantë kanë arritur të na bëjnë krenar në mbarë botën. Edhe pse larg vendit të tyre të lindjes e mbi të gjitha larg familjeve ata kanë bërë të mundur që emri i tyre të njihet nga të gjithë. Megjithatë vendi ku janë lindur e janë rritur nuk mund të harrohet lehtë, për këtë arsye shpeshherë ata organizojnë evente të ndryshme për të rikujtuar Shqipërinë e tyre të dashur. Të njëjtën gjë kanë bërë disa nga emrat shqiptar më të njohur të muzikës dhe artit në përgjithësi që më së shumti janë të njohur në SHBA. Fadil Berisha dhe Besjana Kadare kanë mbledhur shqiptarët në një mbrëmje festive. Këtë gjë e ka bërë të ditur sopranoja Ermonela Jaho me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Faleminderit nga zemra Ambasadores shqiptare të OKB-së në New York, Besjana Kadaresë dhe Fadil Berishës që mblodhën një Shqipëri të vogël e të zbukuruar me artistë, me një mikpritje që vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë. Faleminderit që më bëtë të ndihem përsëri fëmijë në shtëpinë e saj larg Shqipërisë” ka shkruar Ermonela. /revistawho.com