• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Arsyeja pse Olta Boka ndryshoi ngjyrën e flokëve është kaq e ëmbël

Olta Boka as nuk ka ndërmend ta zbulojë portretin e së voglës së saj, ama herë pas here ndonjë foto të saj (gjithsesi shumë të bukura) nuk na i kursen. Këtë herë me rastin e 9 mujorit të ardhjes në jetë, Gaia ka marrë një dedikim të bukur nga mami. “9 muaj në bark + 9 muaj jashtë barkut. Shoqë të ngushta për jetë. 15 korrik 2020 – 15 prill 2021. Mund ta kuptoni që arsyeja përse ndërrova ngjyrëne  flokëve ishte të bëhesha matchy-matchy me Gaian”, shkruan ajo me shaka, megjithëse një të vërtetë të vogël e ka brenda. Nënë e bijë ngjajnë njësoj.

Mami Olta, si shumë të tjera nuk humbet asnjë datë që i kujton ditën e lindjes së vajzës së saj, mbase me ardhjen e 1-vjetorit do na tregojë dhe imazhin e plot të së voglës./revistawho.com