• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Arsyeja pse Fjoralba është sot në Portokalli është ky person

Prej disa javësh Fjoralba Ponarin e shohim çdo të diel në “Portokalli”, si moderatore e spektaklit të humorit që këtë sezon erdhi me shumë ndryshime. Shumë shpejt Fjoralba u përshtat me formatin dhe duket se po ia del më së miri. Megjithatë po të mos ishte për një nga personat e saj më të afërt, Fjoralbën nuk do ta shihnim në “Portokalli”.

Ka qenë mikesha e saj, moderatorja dhe blogerja Argjira Spanca, e cila ka insistuar që Fjoralba të merrte pjesë në audicionet e spektaklit të humorit.

Fjoralba është paraqitur në ditën e fundit të audicioneve, tre ditë para fillimit të spektaklit.
“Insistoi Argjira që të mos e humbisja si mundësi. Jam paraqitur ditën e fundit të audicioneve, 3 ditë para fillimit të spektaklit”-tregon Fjoralba.
Epo falenderimi i shkon Argjirës.