Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund martesës së tyre 6-vjeçare, një lajm ky që bëri bujë. Por cila është arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi? Burime pranë tyre tregojnë se pavarësisht përpjekjeve të Kimit për të rindezur shkëndijën e tyre të dashurisë, martesa e tyre ishte zbehur.
“Kim ishte thjesht e lodhur. Ajo u përpoq t’i jepte një shans Kanye-t, donte ta bënte këtë vitin e kaluar. I dha atij shumë kohë, por nuk funksionoi”-tha burimi i brendshëm.
Burimi theksoi se nuk janë të vërteta lajmet se njëri-prej tyre kishte lidhje jashtë martese.
“Nuk kishin lidhje jashtë martese. Askush nuk bëri gjë gabim. Thjesht largësia”.
Katër fëmijët e tyre tani janë mësuar me mungesën e babait, tregoi burimi. Sipas burimit, Kim tashmë i kishte përgatitur fëmijët për ndarjen e tyre.