• youuinsttaaffccbb
TEST
Si të ... ?

Arrini nxirjen perfekte vetëm në një ditë…

Të arrini një nxirje perfekte, edhe pse në dispozicion mund të keni vetëm një ditë plazh, nuk është edhe aq e pamundur siç mund të mendoni. Shpesh, përpara pushimeve të gjata verore, ju merrni ndonjë orë rreze dielli në plazh gjatë fundjavave. Të shpenzoni disa orë relaksi total është ideale, por a mund të themi të njëjtën gjë nëse synoni të keni një nxirje perfekte? Në realitet kjo gjë është e mundur, por vetëm duke ndjekur disa këshilla të thjeshta. Përpara se të dilni në diell, është e rëndësishme të pastroni dhe të hidratoni thellësisht lëkurën për të hequr lëkurën e vdekur, e cila së pari bllokon penetrimin e rrezeve të diellit dhe së dyti nxirjen e lëkurës. Për të pastruar lëkurën mund të përdorni produkte cilësore komerciale, një sfungjer bimor natyral, ose mund të përgatisni në shtëpi një skrab të bërë nga ju, në këtë mënyrë evitoni rrezikun nga alergjitë dhe irritimet e ndryshme. Mos e bëni gabimin që të besoni se për të pasur një nxirje perfekte vetëm në një ditë, nuk duhet të përdorni krem solar. Përdorimi i një kremi solar është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e lëkurës, por mbi të gjitha për të shmangur irritimet dhe njollat kafe të diellit, të vështira për t’u eliminuar. Rreziku është ai që të keni, edhe vetëm pas një dite, një nxirje jo homogjene, e cila ka mundësi të shkatërrojë lëkurën për gjatë gjithë pushimeve të verës. Këshilla është që duhet të përdorni një krem solar me cilësi të mirë hidratuese, që t’i lejojë lëkurës të nxihet gradualisht pa asnjë djegie nga dielli. Nëse keni një lëkurë rezistente nga dielli, mund të zgjidhni një krem me një faktor SPF jo shumë të lartë; nëse lëkura juaj është shumë delikate, është e detyrueshme të zgjidhni një krem solar me një faktor më të lartë.