• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Arrestohet gjyshja që shet bebe, por e vërteta është ndryshe…

Gjysha nga Sheffield Lake, në Ohio, ishte në shtëpi duke biseduar online me nipin e saj, kur policia i trokiti në derë. “Dikush ka raportuar në polici se ju shisni bebe?”, i tha asaj oficeri i policisë, ndërsa Kathy e shtangur iu përgjigj: “Po bëni shaka me mua apo jo?”  Polici nuk po tallej dhe gruaja zbuloi se gjatë ditëve të fundit, ata kishin marrë në pyetje miqtë e saj. E vërteta është se gjyshja shet kukulla që duken si të jenë reale. Krijimi i këtyre kukullave është një lloj tradite në familjen e Kathy, e trashëguar nga njëra gjeneratë në tjetrën. Ajo u desh që të bindte policinë se nuk bëhej fjalë për bebe. Kathy Cadly, e cila i lyen dhe i shet këto kukulla ishte raportuar në polici, pas dyshimeve se trafikonte qenie njerëzore. Ajo i tregoi oficerit të policisë një prej kukullave dhe pasi ky i fundit u bind u largua nga banesa e gruas. Shikoni videon për të parë një nga kukullat:

Video request from Isaac's mommy. He will be going home to her soon.

Posted by Bunny Bundles reborns by Rachel on Samstag, 24. September 2016

bebja1-1024x679