• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Arrest shtëpie’ për këngëtaren Fjolla Morina, e detyruar të jetojë në Kukës

Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, pasi në çantën e saj u gjendën dy armë.

Për të kryer vendimin e Gjykatës së Kukësit, këngëtarja do të jetë e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit derisa të ketë një vendim të dytë nga Gjykata.

Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.