• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Aromë dashurie”, Kastro Zizo ndan momentet e veçanta me djalin e vogël

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë me një djalë të cilin vendosi ta quajë Dante. Duket se pas këtij momenti, Kastro është duke ndjerë emocionet më të veçanta krah tij, ndonëse është ende shumë i vogël.

Artisti ka ndarë së fundmi një foto në ambientet e shtëpisë me më të voglin pranë dhe qenin.

“Aromë dashurie”, ka shkruar Kastro krah pamjeve të publikuara në ‘Instastory’. Bega duhet të jetë shumë i lumtur për ardhjen në jetë të djalit, i cili me siguri i ka dhuruar ndjesi mjaft të veçanta. Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të të voglit, Kastro i dedikoi fjalët më të ndjera dhe partneres së tij duke shkruar se ky moment ishte një bekim për të./revistawho.com

CLOSE
CLOSE