• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Intervista, Lajme, Vetëm në WHO

Armina o ikën me pushime njëherë e mirë o rri në shtëpi si zonjë

Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Armina Mevlanit…

Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

Me sjell ndjesinë e një mbrëmjeje të bukur mes miqsh, duke shijuar një gotë vere diku jashtë ose një mbrëmje në oborrin e shtëpisë me Zenin duke ngrënë darkë.

A të duket sikur fundjavave të verës gjithë ‘Instagrami’ ikën në plazh, kurse gjithë bota është në shtëpi?

Hahaha po më duket. Unë në fakt nuk jam njeri i fundjavave, shumë pak bej. Zakonisht më pëlqen të iki njëherë e mirë për pushime dhe ta fle mendjen 🙂

A është opsion për fundjavën tënde: “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

Vdes ta bëj këtë gjë. Shumë herë ngujohem në shtëpi duke lexuar, duke parë filma dhe duke sistemuar gjërat nëpër shtëpi. Adhuroj ta kem kohën time me veten kështu shpesh herë, aq sa miqtë habiten që më shijon.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm? 

Plazh larg syve të botës absolutisht, prandaj nuk jam njeri i fundjavave. Edhe pse jam shumë sociale, kurioziteti i të qenurit person publik tek të tjerët do të jetë gjithmonë, ndaj nuk është tamam pushim. Por edhe sikur mos të njihesha më pëlqen diku me pak veta në qetësi.

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?

Fundjavat e para që kam udhëtuar me Shkëlzenin kur sapo ishim lidhur. Emocioni i fillimit është magjik, sepse sapo po njihesh dhe ke një kuriozitet të madh për tjetrin, krahas kohës që do të shpenzosh me të. Mund të specifikoj edhe fundjavën kur më propozoi në Como, gjithashtu e mrekullueshme.

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?      

Ka qenë një fundjavë kur isha adoleshente dhe u nisëm në Dhërmi me shoqërinë pa prenotuar asgjë sepse na dilnin të gjithë hotelet e zëna dhe përfunduam duke fjetur në çadra.

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?

Një fundjavë në plazh sigurisht.

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit?

Zakonisht jam njeri i planeve dhe më pëlqen të jem e organizuar, por ka edhe ditë që thjesht një ditë para e caktoj dhe nisem të nesermen. Ka lezet edhe ashtu.

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?

Më pëlqejnë të dyja llojet edhe me edhe pa plan.

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…

Popcorn dhe filma. /revistawho.com