• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Armina Mevlani: “Si çdo vajzë e ëndërroj ditën e dasmës dhe dua të kem shumë fëmijë”

Armina Mevlani ka treguar raportin dhe planet për të ardhmen me partnerin e saj Shkëlzen Berisha. Në një rrëfim për “Panorama plus” ajo tregon se si çdo femër edhe ajo e ëndërron ditën e dasmës, si dhe dëshiron që të ketë shumë fëmijë.

“Nuk më pëlqen të flas gjëra që nuk janë, më pëlqen të them realitetin dhe realiteti është që me kalimin e viteve unë partnerin e njoh mirë, siç ai më njeh mua. Kemi arritur t’I pranojmë njëri-tjetrit, të mirat dhe defektet dhe kemi krijuar besim tashmë te njëri-tjetri, gjë kjo që nuk është aspak e vogël. Ndaj unë mendoj që me kalimin e kohës një marrëdhënie me bazë të mirë, vjen e bëhet gjithmonë më e fortë dhe solide’’- shprehet Armina.

“Si çdo çift që duhet këto gjëra diskutohen dhe ashtu si çdo femër edhe unë e ëndërroj ditën e dasmës sime. Gjithmonë kam dashur diçka të thjeshtë dhe me njerëzit që dua, por akoma nuk kam plan të qartë në kokë derisa ai moment të vijë dhe ta qartësoj tamam idenë’’.

Ndërkohë sa i takon krijimit të një familje ajo është shprehur: “Kam shumë dëshirë që fëmijët të vijnë në jetë pasi të martohem dhe të kem krijuar një bazë për ta, një familje solide dhe të sigurt, e këtë gjë e krijon vetëm koha para se të merren vendime të rëndësishme. Kohën para e kemi ndaj asgjë s’është për t’u nxituar. Por më duhet ta pohoj që kam dëshirë të kem një familje të madhe me shumë fëmijë dhe me të gjithë të afërmit tanë në krahë”.

armina1439192312

armina-dhe-zeni1

CLOSE
CLOSE