• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina Mevlani shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës, pamjet dhe detajet nuk duhen humbur

Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë është prekur edhe nga Armina Mevlani. Ajo ka qenë mes të ftuarve specialë dhe fotot nga parakalimi në tapetin e kuq i ka publikuar në ‘Instagram’. Armina ishte veshur me një fustan të bardhë që nxirrte në pah dekoltenë e saj dhe dukej shumë bukur në fizikun e bloggeres shqiptare.

Veshja është stiluar nga Roland Mouret. Për të kompletuar pamjen, ajo kishte zgjedhur të drejtonte flokët dhe t’i stilonte në mënyrë të rregullt duke i lëshuar pas. Grimi ishte i lehtë për të lënë të bardhën të jepte goditjen që nevojitej tek të pranishmit. Armina ka ditur të zgjedhë edhe këtë herë për të lënë përshtypje të mirë në tapetin e kuq. /revistawho.com