• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Armina Mevlani nis përgatitjet për finalen e ‘Kënga Magjike’

Gjatë natës së dytë të spektaklit ‘Kënga Magjike’, Ardit Gjebrea njoftoi se në finale do të shoqërohej nga katër ish-partneret e tij në skenë. Bëhet fjalë për Valbona Selimallarin, Armina Mevlanin, Elia Zaharian dhe Olta Gixharin. Vajzat e pranuan me shumë kënaqësi ftesën e Arditit për të provuar edhe njëherë emocionet e asaj skene magjike.

Një spektakël i përmasave të mëdha si ‘Kënga Magjike’ kërkon një përgatitje shumë të mirë jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga pamja e jashtme. Për t’u shfaqur të kuruara në detaje, siç duket vajzat e njohura kanë nisur përgatitjet që sot. Armina Mevlani ka bërë disa postime në ‘Instagram’, në të cilat tregon se po bën një trajtim fytyre për mbrëmjen e nesërme.

Sigurisht që kujdesi për fytyrën është shumë i rëndësishëm në këto raste, por duke patur parasysh bukurinë e katër vajzave është e sigurt se ato do të shkëlqejnë në çfarëdolloj forme. /revistawho.com