• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina Mevlani ndan me të gjithë emocionet pas festivalit të Kanës, ja detaji që e përloti

Armina Mevlani i është bashkuar emrave të personazheve publikë shqiptarë, të cilët këtë vit kanë prekur tapetin e kuq të festivalit të Kanës. 27-vjeçarja ka marrë pjesë në premierën e filmit ‘Once Upon A time in Hollywood’ me një fustan të ‘Vivienne Westwood’, i cili kishte qenë një dhuratë për të nga vetë Vivienne.

Ajo ka ndarë më ndjekësit e saj një moment tepër emocionues dhe të veçantë për të, kur fustani kishte mbërritur në Tiranë, duke shkruar: “Në moshën 19-vjeçare, kur mora shpërblimin e parë në punë, gjëja e parë që bleva ishin një palë këpucë Vivienne Westwood, aq shumë e adhuroja. Sot në tapetin e kuq vetë Vivienne Westwood më dhuroi këtë fustan të mrekullueshëm për të parakaluar në premierën e filmit ‘Once Upon A time In Hollywood’. Kur ky fustan mu dërgua në Tiranë, mu mbushën sytë me lot, sepse nuk e kisha menduar kurrë që një ëndërr e tillë do bëhej realitet”.

Mevlani ka ndarë dhe njëherë emocionet që merr herë pas here nga eksperienca dhe rrugëtimi i saj si ‘bloggere’. Kujtojmë se bukuroshja ka takuar këtë vit në festivalin e Kanës edhe ‘blogger-en’ e njohur, Chiara Ferragni./revistawho.com