Armina Mevlani është shprehur disa herë kundra operacioneve plastike dhe gjithmonë ka pranuar veten e saj ashtu siç është, edhe pse duhet theksuar se është një femër mjaftve bukur. Në një postim në ‘InstaStory’ bukuroshja ka postuar një foto të vjetër të modeles Bella Hadid ku duket shumë ndryshe nga pamja që ka sot. Armina edhe kësaj radhe ka treguar se është kundër ndërhyrjeve duke shkruajtur: “Ku është bukuria nëse modelet janë totalisht plastikë ose të bëra me kirurgji? Nuk e kanë fytyrën të vetën”.