Armina Mevlani, ka vendosur të ndryshojë look, duke iu rikthyer kështu flokëve të prera me baluke, të para 5 viteve. Mevlani ka publikuar në instagram foton me prerjen e re, duke sqaruar sakaq se për këtë look është frymëzuar nga stili i viteve ’70. Më pas ajo ka publikuar edhe një foto tjetër të para 5 viteve, ku ka të njëjtin look. Duket se ky model i shkon për shtat bukuroshes së ekranit.