• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina Mevlani i dedikon fjalë zemre të ëmës ne ditën e saj të lindjes: Nuk mundem ta shpreh dot me fjalë sa të dua…

E ëma e bloggeres së njohur, Armina Mevlani feston ditëlindjen e saj dhe ajo ka vendosur nëpërmjet një fotoje ku shfaqen të dyja t’i dedikojë asaj fjalët më të ëmbla.

“Fjala më e bukur, më e ëmbël që ekziston nënë. Nuk ka përqafim më të ngrohtë dhe të sinqertë sesa ai i një nëne me fëmijën e saj. Sa herë jam në krahët e tu mami, ndihem e lumtur, e plotësuar, e mbrojtur. Ti je gjithçka për mua dhe bekimi më i madh që zoti më ka dhënë, një mama si ty, e cila e palodhur është kujdesur për mua në çdo mënyrë, në çdo kohë. Sa herë jam në krahët e tua zhytem në aromën e fëmijërisë dhe kthehem një fëmijë plot ëndrra, në këtë përqafim nuk ka kohë dhe vetëm ti e ke këtë fuqi. Nuk mundem ta shpreh dot me fjalë sa të dua sepse fjalët që dua të them nuk janë krijuar, por sot në ditën e ditëlindjes uroj dhe lutem që ti të jetosh një vazhdim jete të lumtur dhe të shëndetshme pranë meje, babit dhe në të ardhmen familjes që unë do krijoj. Dua të jesh aty dhe ky përqafim të më shoqërojë në çdo hap të jetës, për këtë i lutem zotit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen mama ime!”, shkruan Armina në postimin e saj.

Me një vajzë si Armina dhe me këto fjalë emocionuese zonja Moza padyshim që do të jetë nëna më e lumtur në botë.

View this post on Instagram

Fjala më e bukur ,më e ëmbël qe egziston “nënë”. Nuk ka përqafim më të ngrohtë dhe të sinqerte sesa ai i një nëne me fëmijen e saj. Sa herë jam në krahët e tu mami ,ndihem e lumtur ,e plotësuar ,e mbrojtur. Ti je gjithcka për mua dhe bekimi më i madh që zoti më ka dhënë ,një mama si ty, e cila e palodhur është kujdesur për mua në cdo mënyrë ,në cdo kohë . Sa herë jam në krahët e tu zhytem në aromën e fëmijërise dhe kthehem një fëmijë plot ëndrra,në këtë përqafim nuk ka kohë dhe vetëm ti e ke këtë fuqi . Nuk mundem ta shpreh dot me fjalë sa të dua sepse fjalët që dua të them nuk janë krijuar,por sot në ditën e ditëlindjes uroj dhe lutem që ti të jetosh një vazhdim jete të lumtur dhe të shëndetshme pranë meje ,babit dhe në të ardhmen familjes që unë do krijoj. Dua të jesh aty dhe ky përqafim të me shoqëroje në cdo hap të jetës, për këtë i lutem zotit cdo ditë.Happy Birthday Mama Ime ! ❤️ photo credit : @anjezadyrmishiofficial

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on