Armina Mevlani ka gjithmonë kohë për ndjekësit e saj dhe sërish ju ka dedikuar një intervistë virtuale. Ndër pyetjesh për modën dhe dashurinë për artin, ajo ka ndaluar edhe tek një pyetje për jetën personale. Një fans do të dijë nëse po të mos ishte në marrëdhënien që është aktualisht do të pranonte të dilte me dikë më të vogël se vetja. Armina tregoi se nuk i dihet asnjëherë, por një mashkull më i madh në moshë përherë ka qenë preferenca e saj e parë, pasi në atë mënyrë ndihet e mbrojtur dhe e llastuar.
Armina ka prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën dhe tashmë pritet që ta finalizojnë me dasmë./revistawho.com