• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Armando kthehet në “Përputhen +40” dhe plas debati, nga Stela te Arjan Konomi

Armando është rikthyer sot në “Përputhen +40” dhe ka patur një përballje me Stelën që pas herës së fundit kur ajo la studion. Armando tha se nëse Stela nuk do tërhiqte deklaratat, ai do e padiste në gjykatë. Stela i kërkoi Armandit që të kërkojë falje, por ai nuk pranoi.
Më pas Armando pati një debat edhe me Arjan Konomin, i cili tha se ka dalë në përfundimin që ai ka mendje maskiliste dhe perverse ndërsa konkurrenti e sfidoi.

Stela: Pretendoj të më kërkosh falje.
Armando: Jam nga ata që jam pioner, partizan dhe mbështetës i barazisë gjinore, nëse ka dikush këtu në studio që mbron emancipimin gjinor ai jam unë. Nëse ke diçka me mua jam gati të jap përgjigje.
Stela: Unë pretendoja që do kërkoje falje, është një shprehje që fjalët e shumta janë fukarallëk.
Armando: Të të kërkoj falje?
Stela: Si je sjellë me mua nuk është për një mashkull.
Armando: Jam këtu nga një keq perceptim televiziv nga ana e publikut.
Stela: Nëse do të kishe kërkuar falje do të të ngrinte vlerat.
Stela: E di si po dukesh? Sikur i ke marrë e po i lexon ato që po thua.
Armando: Për çfarë të të kërkoj falje? Për gënjeshtrat, për shpifjet që ke bërë?
Stela: Cilat gënjeshtra?
Armando: Një gënjeshtër e madhe dhe nëse nuk do të tërhiqesh nga deklaratat e tua do takohemi në gjykatë.
Stela: Kam frikë se do të dalin gjëra të tjera.
Armando: Ti je një kontradiktë e gjallë Stela.

Armando: Unë jam një oqean i thellë dhe varka jote është shumë e vogël.
Arjan Konomi: Kam dalë në përfundim se ti ke mendje maskiliste dhe perverse.
Arjan Konomi: Ti e mban veten një gjeni që lundron në oqean dhe thua që je i barabartë.
Armando: Të sfidoj në diturinë me mua.
Arjan Konomi: S’je ai që i ofron femrës, nuk je ti protektori i femrës.
Armando: Më shastise Arjan, s’po të kuptoj.
Arjan Konomi: Po ta kuptoje nuk do thoje proçka aty.
Armando: Ti po më sulmon por nuk dua të të kthehem.