Siç do të hënë në televizionin Klan trasmetohet drejpërsëdrejti spektakli “Your Face sounds Similiar” ku vipat shqiptarë imitojnë personazhë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë. Kësaj rradhe aktorja dhe këngëtrja Rozana Radi ka imituar këngëtaren Esma, e njohur për publikun shqiptar me këngën “Caje Sukarije”.
Radi ka kërkuar qe Arjan Çani të këndojë bashkë me të rëfrenin e këngës “Caje Sukarije”, por me humor moderatori e ka refuzuar kërkesën e këngetares. “Ti pranon të këndosh Caje Sukurije në një kohë që Shukuriu është në burg. Nuk pranoj të këndoj”- i është përgjigjur me humor moderator Rozana Radit.