Popi Kola, menaxheri i Arilena Arës feston sot ditëlindjen dhe ndër të parat që e ka uruar ka qenë pikërisht këngëtarja. Arilena publikoi një foto ku shfaqet duke e puthur në faqe dhe i uron ditëlindjen me një dedikim që na bëri paksa lëmsh. Këngëtarja shkruan se Popin me krenari e thërret Baba.
“Gëzuar ditëlindjen njeriut të cilin me krenari e thërras Baba”-shkruan fjalë për fjalë Arilena.
Pse u bëmë lëmsh? Epo Arilena dhe Popi përfliten prej vitesh për një histori dashurie. Ndonëse nuk e kanë konfirmuar kurrë, festa e ditëlindjes së Arilenës pak kohë më parë u pa si zyrtarizim i lidhjes e madje u tha se lidhja e tyre është bërë familjare duke qenë se pozuan me familjet e njëri-tjetrit.
Megjithatë ky postimi i fundit i Arilenës na i ngatërroi pak gjërat e ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi i këngëtares, për të konfuzuar pak të gjithë publikun që e di të lidhur.
View this post on Instagram