Këngëtarja Arilena Ara ka publikuar në “Instagram” një video prekëse në kujtim të babait të saj që ka ndërruar jetë. Në video shfaqen momente nga spektakli “Gjeniu i vogël” ku Arilena ka konkurruar vite më parë dhe shihet shumë e lumtur teksa përqafon babain e saj.
Prezantuesja e pyet Arilenën e vogël se përse e do babin kaq shumë? Përgjigja e saj është aq kuptimplotë,”E dua dhe kaq”-ka thënë këngëtarja. “Edhe njëherë të më përqafoje, babi…. Gëzuar ditëlindjen në parajsë!”-ka shkruar Arilena bashkangjitur videos emocionuese me të atin.\revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BiZJr2qh5Vo/