• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arilena Ara nuk e ndiqka më Alketën në Instagram

Pak momente më parë, Alketa Vejsiu reagoi me një shkrim në ‘Instagram’, ku i kërkonte falje Elvanës publikisht dhe ku i shprehte gjithë vlerësimin për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e RTSH-së. Ndërsa së fundmi, kemi vënë re se Arilena nuk e ndjek Alketën në ‘Instagram’, ndërsa kjo e fundit po. Nuk dimë ta themi nëse nuk e ndiqte që më parë, por gjasat janë që Arilenës mos t’i ketë pëlqyer shkrimi Alketës dhe ka vendosur ta fshijë nga lista e miqve që ndjek në ‘Instagram’. Kujtojmë se Arilena ka dalë nga ‘X-factor’, një talent show ku producente artistike janë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.