• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Ariana Grande martohet në fshehtësi. Nuse më të thjeshtë s’keni parë

Ariana Grande u martua në datë 15 të këtij muaji, në fshehtësi të plotë me të fejuarin e saj Dalton Gomez. Kjo ceremoni u realizua në Montecito, Kaliforni ku ishin të ftuar vetëm 20 persona.

Sot ka qenë vetë Ariana që ka publikuar imazhe nga dasma e thjeshtë, por e bukur. Me një seri fotosh bardhë e zi, e jo vetëm, këngëtarja ka treguar fustanin që zgjodhi. I thjeshtë, i ngushtë pas trupi dhe me kurrizin jashtë, një vello mbi kokë, e flokët të kapura bishtkali siç i mban zakonisht, këngëtarja e ka bërë këtë dasmë vetëm për ta shijuar vetë e me miqtë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Fotot ku puthet me bashkëshortin e saj, e të tjera kur bëhet gati, ose vallëzon, kanë treguar sa e bukur dhe e thjeshtë ka qenë çdo gjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Për ta mbajtur të fshehtë ceremoninë, Ariana u martua në shtëpinë e saj në Santa Barbara, të cilën e bleu nga Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj Portia de Rossi qershorin e vitit të kaluar për rreth 6.75 milion dollarë./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)