Gjatë lidhjes së tyre, Ariana Grande dhe Pete Davidson i kanë dedikuar shumë tatuazhe njëri-tjetrit dhe kjo gjë nuk ka qenë aspak sekret. Çifti i publikonte shpesh herë dedikimet që bënin, megjithatë pas ndarjes, të dy vendosën t’i mbulonin tatuazhet, ose t’i shtonin disa detaje të tjera. Këtë gjë Ariana e ka bërë dhe me tatuazhin që shkruante ‘always’ (përgjithmonë), në shkrimin e ish-partnerit të saj. Ajo nuk e ka fshirë atë totalisht, por thjesht i ka shtuar disa detaje gjethesh. Përsa i përket Pete, ai duket se vazhdon ta ketë në trupin e tij të shkruar këtë fjalë, por çdo dedikim tjetër në trup e ka mbuluar. Me lidhjen e re të Pete, duket se çifti nuk ka asnjë shpresë për ribashkim./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BvHVSf0l_MK/