Pas spektaklit të djeshëm, dita e sotme ka qenë plot diskutime mes protagonistëve të shtëpisë më të vëzhguar. Dhe sebep këtë herë u bë Benaida, të paktën për diskutimin mes Arditit dhe Donaldit.
Dje gjatë spektaklit, Arditi pranoi se ka simpati për Benaidën, ndërsa kjo e fundit u shpreh se e sheh vetëm si shok.
Sot Donaldi e ka pyetur Arditin nëse pret që diçka mes tyre të ndodhë dhe pas disa diskutimesh, ai thotë: “Nuk është puna se ç’pres unë. Unë sot kam një simpati. Se çfarë ndodh nuk e di. Unë shpreha simpatinë time dhe s’mund ta ndryshoj tani që ajo tha se më sheh si shok”.
Me kaq pak u kuptua se Arditi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga simpatia për Benaidën, të paktën për tani./revistawho.com