• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Ardit Gjebrea është shkaku që më larguan nga ‘Portokalli'”, Agron Llakaj rrëfen se pse ia mbajtën dy rrogat

Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli” bëri bujë në vitin 2010, ku u përfol se humoristi e la “Portokallinë” për programin “Kush do të bëhet milioner” që filloi asokohe në Klan.

I ftuar dje në “Xing me Ermalin”, Llakaj ka rrëfyer për herë të parë pse u largua nga “Portokalli” dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim.

“Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas”, – u shpreh Llakaj.

“Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia.

Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova”, tregoi ai. “Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga”, përfundoi Agron Llakaj./Xing.al