Modelja gjermane Kasia Lenhardt ka kryer vetëvrasje dhe lajmi ka prekur publikun e gjerë. Nuk dihet ende aryseja që fshihet pas aktit të saj, por ndër personat që e njihte dhe ka reaguar ka qenë edhe Ardian Bujupi. Këngëtari e ka pasur modelen mikeshë, madje kishin planifikuar edhe të realizonin një klip së bashku. Me anë të një postimi në profilin e tij, krah fotos me Kasian, Ardiani ka shkruar me pak fjalë sa keq ndihet pas këtij lajmi. “Nuk e besoj dot. Kishim planifikuar të xhironim bashkë dhe kishim ditë që flisinim për këtë gjë. Ajo ishte plot energji dhe vetëbesim. Ne duhet të ndryshojmë dhe të mos hedhim vrer kur dikush largohet nga jeta. Kjo ngjarje na duhet bërë mësim. Pusho në paqe ëngjëll”, shkruan ai ndër të tjera.
Në story këngëtari ka publikuar edhe një pjesë nga biseda e fundit me të ku flasin për komentet negative dhe modelja i jep forcë dhe mbështet Ardianin duke i kërkuar mos shqetësohet për të tilla gjëra./revistawho.com