Banorët e “Big Brother VIP” kanë pasur sot një lidhje direkte me “Wake Up”, ku i ftuar ishte Arbër Hajdari. Einxhel dhe Donald zunë vendin e Orit dhe Islit për pak minuta si prezantues. Me të qeshurash e humor, ata intervistuan opinionistin, për të cilin bënë edhe disa pyetje ngacmuese.
Donaldi e pyeti për Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ku Arbri është drejtues dhe nismëtar kryesor. Ai tregoi se fillimet kanë qenë shumë të vështira, pasi ishte diçka krejtësisht e re, ndërsa sot ka një strukturë të qartë. Ndërsa për “Big Brother”, Arbri tha se kudo ku shkon e pyesin vetëm për këtë. Einxhel e pyeti nëse është penduar për ndonjë opinion dhe Arbri tha se ka ndodhur. “Po, në mungesë të informacionit, mund të kem dhënë ndonjë opinion që mund të ketë qenë i nxituar”, tha ai.
Kur u ngacmuar për pagesën që merr si opinionist, Arbri tregoi se nuk është ulur në atë karrige për para, por për qejf./revistawho.com