• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Arber Hajdari: Jeta mori vlerë të re pas lidhjes me Vlerën (dhe ky ndryshim prek dhe fondacionin)

Arbër Hajdari, i njohur si drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, së fundmi edhe si opinionist i “Big Brother Vip” ka bërë disa ndryshime thelbësore, që në fakt nuk mund të kalojnë pa vëmendje. Ditën e djeshme Arbëri ka rrëfyer se ai do të largohet nga fondacioni bamirës që ka krijuar e drejtuar, duke iu futur profesionit të tij në fushën e drejtësisë, për të cilën ka mbaruar edhe studimet.

“Për Drejtësi. Dhe ashtu siç vij nga familja ime, babain, vëllain, ndoshta do mendoj të krijojmë diçka me njëri- tjetrin. Dhe nuk dua të jem gjithmonë, përgjithmonë drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Unë do të jem gjithmonë aty për t’u kujdesur nëse kanë nevojë për mua. Por “Fundjava Ndryshe” së shpejti do të përgatitet të zgjedhë një drejtues apo drejtuese të re”, tregoi Hajdari.
Por nuk është vetëm ky lajmi. Pas zyrtarizimit të lidhjes me Vlera Devollin, vajza e një biznesmeni të njohur nga Kosova, Arbri i ftuar tek pasditja e Rudinës në Tv Klan ka rrëfyer se jeta pas kësaj lidhjeje, ka tjetër vlerë.
“Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi sepse totalisht i angazhuar në to punët e mia dhe unë që mendoja “po të gjej një njeri tani do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën”, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj. Pra mendoj që jemi një çift i mirë”, ka treguar ai./revistawho.com